EURO 2020 (2021)/ Austria dhe Danimarka i bashkohen “të kualifikuarve”, Finlanda lë jashtë Evropianit Rusinë

299
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ditën e djeshme janë zhvilluar dhe katër ndeshje të tjera nga xhiroja e fundit e fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’, i cili për shkak të pandemisë që vitin e shkuar preku gjithë Botën, po zhivllohet këtë vit me risinë që nuk do të ketë vetëm 1 apo 2 vende organizatore, por ndeshjet do të zhvillohen në 12 vende të ndryshme të Evropës me finalen e madhe që do të zhvillohet në mitikun “Wembley”, të Londrës. Dje u luajtën ndeshjet e vlefshme për grupet B dhe C, si dhe u zbuluan 2 ekipe të tjera që u kualifikuan për në fazën tjetër.

Maqedoni e Veriut 0-3 Hollandë

Një super Xhini Vijnaldum i dha një fitore spektakolare 3 me 0, ‘tulipanëve’ në përballjen e fundit të fazës së grupeve kundër debutuesve maqedonas. Hollanda ishte kualfikuar që në xhiron e dytë të kësaj faze dhe kjo ndeshje shërbeu më shumë si një test për të besuarit e De Bur, ku dhe shkëlqyen duke bërë një lojë të shpejtë dhe të bukur. Fillimisht do të ishte Memfis Depaj, ai që do të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesve të kësaj ndeshjeje, ku në minutën e 24’ pas një kundërsulmi të shpejtë të ‘tulipanëve’, nga brenda zones, nuk gaboi duke e çuar topin në rrjetë.

Pesë minuta pas startit të pjesës së dytë, Depaj u kthye nga golashënues në asistues, ku pason bukur për kapitenin Vijnaldum dhe dyfishon rezultatin, duke vendosur kështu një rekord të ri për kombëtaren, të cilët kanë 10 ndeshje që shënojnë 2 ose më shumë gola. Menjëherë pas golit të dytë do të vinte dhe i treti ku protagonist do të ishte sërish Vijnaldum duke e çuar rezultatin në 3 me 0 dhe duke hipotekuar përfundimisht vendin e parë në grupin C. Në raundin tjetër Hollanda do të ndeshet më vendin e tretë të njërit prej grupeve D, E ose F.

Ukrainë 0-1 Austri

Austri arriti që të shkruante historinë dhe të kalonte për herë të parë në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni, pas një fitoreje minimale 1 me 0 ndaj Ukraniës, duke i lënë këta të fundit në mëshirë të fatit. Austriakët e nisën vrullshëm ku që në start të lojës, morën nën kontroll situatën duke u shfaqur tepër sulmues në gjysmë-fushën ukrainase. Në minutën e 23’, të lojës do të vinte dhe goli i austriakëve,  nga mesfshuri Baumgartner i cili nga brenda zonës e shfrytëzoi shumë mirë mundësinë që iu dha, duke çuar në delir Kombëtaren e tij. Edhe pse në avantazh Austria nuk i ndali sulmet e saj, ku pati rase të shumta të cilat u shpërdoruan kot së koti, nga sulmuesi Aranautoviç e të tjerë me rradhë.

Pas kësaj humbje ukrainasit të drejtuar nga sulmuesi  legjendar Andrij Shevçenko, arritën të pozicionohesh të tretët në grupin C dhe janë në pritje të përfundimit të të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve për të parë nëse kanë mundësi për të kaluar në fazën tjetër. Në rast kualfikimi Ukraina do të përballet me vendin e parë të grupit F ose të grupit E. Ndërkaq, në krahun tjetër Austria tashmë e kualifikaur do të përballet të shtunën me Italinë në një përballje tejet të vështirë për ta, e cila do të zhvillohet në Londër.

Rusi 1-4 Danimarkë

Danezët “shpërfytyruan” rusët dhe arritën të bëjnë kthesën e madhe duke siguruar kështu një vend për në fazën tjetër, pas 2 disfatave nga ndeshjet e para, kundër Finlandës 0 me 1 dhe kundër Belgjikës 1 me 2. Të parët që u hodhën në sulm në këtë sfidë vendimtare ishin rusët, por pa arritur dot të ndëshkonin danezët, falë një Kaspër Shmajkëlli fantastik në portë. Pas sulmit rus do të vinte dhe kundërpërgjigja e Danezëve, ku në minutën e e 38’, Damshgard do të çonte në 0 me 1 shifrat dhe duke i dhënë frymë lojës së nordikëve. Me startin e pjesës së dytë Danimarka vazhdoi sulmet e saj të furishme dhe në minutën e 59’ do të ishte Juri Pulsen, i cili do të dysfishonte rezultatin duke i dhënë një mundësi Kombëtares së vet për kualifikim.

Shpresat e danezëve u vanitën disi kur, në minutën e 70’ Artem Dzjuba, përktheu në gol një 11-metërsh. Por, danezët luajtën me shpirt dhe në minutat e 79’ dhe të 82’ e çuna rezultatin në 4 me 1, pas golave të shënuar nga Kristensen dhe Mahle, duke hipotekuar kështu vendin e dytën në grupin B. Në fazën tjetër Danimarka do të përballet me Uellsin, sfidë e cila do të luhet në ditën e shtunë në Amsterdam.

Finlandë 0-2 Belgjikë

Belgjika arriti një tjetër fitore këtë kompeticion, duke mundur me rezultatin e përgjithshëm 0 me 2, Finlandën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Një përballje e qetë nga të dyja kampet, por sërish “djajtë e kuq” mbajtën nën kontroll situatën gjatë gjithë lojës, me raste të shpeshta në pjesën e parë të lojës, por që pa mundur të finalizonin dot aksionet siç duhen. Me startin e pjesës së dytë, belgët u bënë më kërkues duke rrezikuar vazhdimisht portën e Finlandës. Goli i parë do të vinte nga Lukaku në minutën e 65’, por pas rishikimit të golit në sistemin VAR goli doli i pavlefshëm. Pas vetëm nëntë minutash, në të 74’ erdhi dhe goli i parë pas një ngatërrese në zone, portieri finlandez Hradeki, shënon gol në portën e tij.

Dhe vetëm shtatë minuta më pas në të 81’, Lukaku dyfshoi shifrat, duke vulosur rezultatin në 0 me 2. Edhe pse u mundën, Finlanda arriti të rezervonte vendin e tretë në grupin B, duke patur kështu një shans tjetër për kuaflikim në fazën tjetër, në debutimin e tyre në këto lloj kompeticionesh. Ndërkaq, ditën e sotme do të luhen sfidat e vlefshme, për grupin D, Angli-Republika Çeke dhe Kroaci-Skoci.