Nepotizmi i qeverisë, familjarët e deputetes Edona Bilali, emërohen në shtet

477
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Një  letër nga Shkodra informon se deputetja ‘rilindase’ e sapozgjedhur, Edona Bilali si eksperiencë e ndërmarrjeve të Tom Doshit, ku ka punuar për një periudhë kohe tek ‘Profarma’, pa hyrë ende në Parlament, pa bërë ende betimin, është ngërthyer nga nepotizmi. Janë tre drejtorë të rëndësishëm të administratës së Shkodrës, që kanë lidhje me institucionet qendrore: Drejtori i Tatimeve, ai i Drejtorisë së Transporteve, por edhe Hipotekës.

Letra

I nderuar Kryeministër! Ju dëgjova me interes në kongresin e PS-së. Dua të ndalem tek një pikë shumë e rëndësishme. Atë të reformimit të administratës publike me të cilën jam plotësisht dakord me Ju. Ju thatë se duhet ta çlirojmë sektorin publik nga punësimet pa merita. Ju thatë: “ Parazitë, injorantë që futen në punë me shtytje e mbrojtje interesash, që nga deputetët e deri tek ministrat. Kush të më gjejë të punësuar krushq e kushërinj të mitë në administratën shtetërore, hajdeni dhe më kërkoni punë për kushërinjtë e krushqinjtë tuaj” Çfarë meritash kanë krushqitë e kushërinjtë që po i punësoni çdo ditë në Shkodër? Unë e di që t’i ke respekt për votuesit e tu dhe për fjalën që thua. Por atëherë i bie që stafi që ti i beson fort dhe përfaqësuesit e tu, tallen me ty, ose nuk të respektojnë, se nuk të tregojnë të vërtetat dhe fshihen pas “dashamirësisë” tënde. Drejtori i ri i targave (DPSHTRR) Shkodër- djalë teze i burrit të deputetes (së ardhshme) Edona Bilali. Drejtori i Tatimeve, nip i nënës së Edona Bilalit. Drejtori i tretë dhe i fundit i ndërruar pas zgjedhjeve të 25 prillit është ai i Hipotekës, por edhe ai produkt i nepotizmit dhe i ‘qokave’! Domethënë punësimet në Shkodër do jenë kushërinj të parë e të dytë të deputetes, që akoma s’ka bërë betimin, Edona Bilali, por dhe të ardhur nga jashtë Shkodrës, për ‘qoka’.