Etrit Berisha sfidon Peter Čech për portierin më të mirë

465
Etrit Bersiha rikthehet të luajë në “Europa League” pas aventurës me Lacion dhe sezonin e ardhshëm jo vetëm Atalanta ka pritshmëri të larta ndaj tij, por edhe faqja zyrtare e këtij kompeticioni.

Faqja e Ligës së Europës në Facebook, gjatë aktivitetit të saj për të angazhuar fansat që të shprehin mendimet e tyre, ka postuar një sondazh duke i pyetur ata se cili do të jetë portieri më i mirë i sezonit 2017-2018. UEFA ka përzgjedhur 4 alternativa në këtë sondazh duke përfshirë në to edhe portierin shqiptar Etrit Berisha.
Në këtë sondazh, Berisha sfidon Peter Çehun e Arsenalit, Antoni Lopesin e Lionit dhe Sergjio Asenjon e Vijarealit. Kujtojmë se Atalanta u rikthyer të marrë pjesë në një kompeticcion europian pas 26 vitesh dhe këtë e arriti duke u bërë pjesë direkt e fazës së grupeve. Një meritë të madhe për këtë pati edhe portieri i Kombëtares sonë.


Sigal