Mesfushori i Partizanit flet në prag të sfidës me durrsakët, të dielën në “Niko Dovana”
Partizani synon të përfitojë nga situata jo e mirë psikologjikë e Teutës, me durrsakët që u mundën të dielën 3-0 në Kukës dhe u eliminuan po nga kuksianët në Kupën e Shqipërisë. Të kuqtë nuk humbasin prej nëntë ndeshjesh nën drejtimin e portugezit Marcio Sampaios, dhe synojnë suksesin e radhës në “Niko Dovana”, pasi atij ndaj Besës në “Qemal Stafa”. Shqiptari nga Maqedonia, mesfushori Ertan Demiri (26 ndeshje, 3 gola), e vlerëson si tepër të rëndësishme sfidën me Teutën, një rival i afërt në luftën për një vend në Ligën e Europës. Autori i golit të fitores 1-0 ndaj Tiranës në fazën e parë, tani gëzon pasaportën shqiptare duke mos u konsideruar më si një lojtar i huaj të Partizani. Ai vlerëson faktin se 15 herë kampionët janë brenda objektivave sezonalë, pasi pas javës së 27-të renditen në vendin e 3-të me 44 pikë, dy më pas e Kukësi i vendit të dytë dhe katër më shumë se Laçi i vendit të katërt. Partizanin e ndajnë pesë pikë nga Teuta e vendit të pestë.
– Ertan Demiri, Partizani do të luajë të dielën kundër Teutës. Si e vlerësoni takimin?
Të them të drejtën për Partizanin kjo është ndeshja me deçizive e sezonit.
– Teuta u eliminua nga Kupa dhe synon fort një vend në Europë…
– Është e vërtetë se Teuta, e eliminuar tashmë nga Kupa tashmë do të kërkojë të marrë trepikët. Por edhe ne gjithashtu jemi të motivuar për të marrë fitoren.
– Në rast se fitoreje në këtë transfertë, mund të themi se Partizani ka siguruar Europën?
– Më parë duhen pritur edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera, megjithatë do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt Europës, nëse marrim pikë në këtë ndeshje.
– A është ndeshja ndaj Teutës tipike nga ato që Partizani di më së miri për të shfrytëzuar kundërsulmin?
– Nuk dua të zbuloj skemat e lojës, por di të them se Partizani do të sulmojë, pasi një skuadër që pret mund të ndëshkohet.
– A janë përmbushur pritshmëritë që kishe kur erdhe në fillim te skuadra e Partizanit?
– Për momentin jemi brenda objektivave dhe nëse vazhdojmë me këtë rritëm dhe i realizojmë atë, atëherë do të jetë kulmi i kësaj skuadre të paktën për momentin.
– Takimi i kaluar, ai fazës së dytë, pati konfrontime mes tifozerive. Keni një mesazh për ta?
– Tifozët duhet të mbështesin ekipet e tyre dhe të japin më të mirën nga vetja, në shkallët e stadiumit ashtu siç bëjmë edhe ne në fushë. Tifoztë gjithashtu i respektojmë, por edhe ata duhet të respektojnë njëri-tjetrin.
– Tashmë keni marrë edhe pasaportën shqiptare. Cili është komenti juaj?
– Është një nder në radhë të parë dhe në ëndrrat e çdo shqiptari që nuk jeton në këto troje, të marrë pasaportën shqiptare. Gjithashtu është një motiv për të dhënë më të mirën në fushën e blertë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXVIII
Sot, 12 prill
Besa-Laçi 14:00
Tirana-Lushnja 17:00
Nesër, 13 prill
Kukësi-Kastrioti 14:00
Flamurtari-Skënderbeu 17:00
Teuta-Partizani 17:00
E anuluar
Vllaznia-Bylis
RENDITJA
1 Skënderbeu 54
2 Kukësi 46
3 Partizani 44
3 Laçi 40
5 Teuta 39
6 Vllaznia 35
7 Flamurtari 35
8 Besa 34
9 Tirana 34
10 Kastrioti 29
11 Lushnja 26
12 Bylis 24
Sot, Besa-Laçi e Tirana-Lushnja
Në javën e 28-të, Laçi do të ketë sot një transfertë të vështirë në Kavajë me Besën, që në rast se nuk merr fitoren, do të jetë kandidatja më potenciale për të zbritur një kategori më poshtë. Në orën 17 vjen radha e Tiranës, që në letër i ka tre pikë të sigurta ndaj Lushnjës, por kujdes, ku kampionat gjithmonë rezervon surpriza, ndaj bardheblutë s’mund ta bëjnë gjumin të qetë. Të dielën luhen tre takimet e fundit, Kukësi – Kastrioti, Teuta – Partizani dhe Flamurtari – Skënderbeu. Nëse për takimin e Krujës mund të thuhet se nënkampionët e Shqipërisë janë favoritë për vetë pozicionin që mbajnë në renditje si dhe duke u bazuar te forma që kanë shfaqur ndeshjet e fundit, në Durrës dhe Vlorë përplasja e objektivave sugjeron sfida shumë të nxehta.
NDESHJET E MBETURA DERI NË PËRFUNDIM TË SEZONIT
Java 29/(19 prill)
Skënderbeu-Besa
Laçi-Teuta
Partizani-Kukësi
Lushnja-Flamurtari
Bylis-Tirana
Kastrioti-Vllaznia
Java 30/(26 prill)
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Laçi
Partizani-Kastrioti
Besa-Lushnja
Flamurtari-Bylis
Tirana-Vllaznia
Java 31/(30 prill)
Skënderbeu-Kukësi
Laçi-Partizani
Lushnja-Teuta
Bylis-Besa
Vllaznia-Flamurtari
Kastrioti-Tirana
Java 32/(3 maj)
Partizani-Skënderbeu
Laçi-Kastrioti
Kukësi-Lushnja
Teuta-Bylis
Besa-Vllaznia
Flamurtari-Tirana
Java 33/(10 maj)
Skënderbeu-Laçi
Lushnja-Partizani
Bylis-Kukësi
Vllaznia-Teuta
Tirana-Besa
Kastrioti-Flamurtari
Real Madrid-Bajern Munih dhe Atletiko Madrid-Çelsi, këto janë verdiktet e dala nga goglat
Përplasje gjigantësh në Ligën e Kampioneve
Superduele në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ku spikat ai midis kampionit në fuqi të Europës, Bajernit të Munihut, dhe Realit të Madridit, ekipit që e ka fituar më shumë herë atë, 9 herë. Dueli tjetër është ai midis Atletikos së Madridit dhe Çelsit. Nga duart e legjendës portugeze, Luis Figo, i cili asistoi në shortin e hedhur në Nyon, kampionët e Europës në fuqi peshkuan gjigandët madrilenë dhe padyshim që kjo është sfida që mund të konsiderohet edhe si finalja e parakohshme. Shumë pikëpyetje për dy sfida ku skuadrat protagoniste janë pothuajse në të njëjtin nivel. Bayer Munich e eliminoi Realin e Madridit dy sezone më parë për të prerë biletën e finales, por tashmë historia ndryshon, ndërsa Pep Guardiola do të ndeshet për herë të parë me “Los Blancos” si trajner i skuadrës bavareze. Me Kristiano Ronaldon ende në dyshim, Anceloti duhet të modifikojë mekanizmat e skuadrës së tij pas paraqitjes së dobët në Dortmund. Sfida e parë do të luhet në “Bernabeu” në datën 22 prill ndërsa ajo e kthimit në datën 30 të po këtij muaji. Nga ana tjetër, Jose Mourinjo dhe Diego Simeone, do të përplasin brirët për herë të parë në datën 23 prill. Atletiko e Madridit është surpriza e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve dhe risia më e madhe është fakti se Kortuis mund të luajë, pavarësisht klauzolës që kanë dy klubet për belgun e huazuar në Spanjë. UEFA komunikoi se nuk e njeh marrëveshjen mes dy shoqërive, duke lejuar gardianin e ri të aktivizohet në të dyja gjysmëfinalet pa e detyruar Atletikon të paguajë 6 milionë Euro. Edhe pse u shfaq në konferencën e zakonshme për shtyp për të folur për ndeshjen radhës ndaj Almerias në kampionat, vëmendja e Karlo e Ançelotit ishte e gjitha te shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve që e vendosi Realin e tij përballë kampionëve në fuqi të Bajern Munih. “Shorti është i mirë për vetë faktin se jemi akoma në kompeticion. Do të kemi përballë një ekip shumë të ndërlikuar megjithatë shpresoj shumë se mund të bëjmë mirë ndaj tyre. Jemi në lojë në të tre kompeticionet, ku marrim pjesë dhe iluzioni jonë për të fituar kudo është i madh. Bajerni është një skuadër me kualitete të shumta individuale por mbi të gjitha është një ekip që bazohet te forca e grupit. Mendoj se do të jenë dy ndeshje shumë të bukura dhe nuk besoj se do ndikojë shumë fakti që ndeshjen e dytë do të luajmë jashtë fushës tonë”. Ajo që po shqetëson Realin e Madridit në këto momente është padyshim dëmtimi i Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, Ançeloti qetësoi disi tifozët e “Los Blancos” përsa i përket gjendjes së portugezit teksa theksoi se fituesi i “Topit të Artë” mund të jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.
“Ronaldo përballë Almerias nuk do të jetë. Megjithatë unë kam besim se ai do të zbresë në fushë ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit. Gjithsesi nëse nuk do të rikuperohet plotësisht ne nuk do të marrim asnjë rrezik përsipër”.
Real Madrid
Në ndeshjet gjysmëfinale: F12 H12
Këtë sezon: F8 B1 H1
Golashënuesi: Kristiano Ronaldo 14
Kundër Bajernit: F7 B2 H11
Bayern München
Në ndeshjet gjysmëfinale: F10 H5
Këtë sezon: Ë7 D2 L1 F24 A8
Golashënuesi: Thomas Müller 5
Kundër Real Madrid: F11 B2 H7
Atletiko Madrid
Në ndeshjet gjysmëfinale: F1 H2
Këtë sezon: F8 B2 H0
Golashënuesi: Diego Kosta 7
Kundër Chelsea: F1 B1 H1
Çelsi
Në ndeshjet gjysmëfinale: F2 H4
Këtë sezon: F7 B0 H3
Golashënuesi: Ba, Eto’o, Torres 3
Kundër Atlético Ë1 D1 L1 F7 A6
Liga Europës, Juve gjen Benfikën
Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Europës vendosi përballë njëri-tjetrit Sevilejn me Valencian, që të dy ekipe spanjolle si dhe Benfikën me Juventusin. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 24 prill dhe 1 maj. Të paktën, një ekip spanjoll do të jetë në finalen që do të luhet pikërisht në stadiumin e Juventusit, në Torino. Kampionët e Italisë synojnë finalen dhe trofeun në shtëpi, por më parë duhet të kalojnë portugezët e Benfikës.