Trajneri i Flamurtarit flet “Telegraf”: “Është një ndeshje jetike. Duhet të japim 120%”
Trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka, tha për “Telegraf” në prag të ndeshjes me Vllazninë se, kuqezinjtë janë përgatitur për të regjistruar suksesin e radhës në kampionat dhe fitoren e dytë ndaj shkodranëve këtë sezon. Faza e dytë i përball vlonjatët me Vllazninë, teksa në ndeshjen hapëse të pjesë së parë të kampionatit fituan me meritë 1-0 me shkodranët në “Loro Boriçi”. “Për ne është një ndeshje shume jetike, për më tepër që ne duhet të luftojmë të rikuperojme pikët dhe për vendin ku ndodhemi ne tabelë në përfundim të fazës së parë”, – tha Gjoka për gazetën.
Flamurtari ka rigjetur ritmin e duhur, me pesë fitore rresht midis kampionatit dhe kupës, duke e tejkaluar krizën e fillimsezonit. Kuqezinjtë i kanë fituar tri ndeshjet e fundit të kampionatit: me Kukësin 2-1, Tiranën 2-0 dhe Lushnjën 4-3, duke pasur një sulm efikas. Madje sa për statistikë, Flamurtari ka shënuar tetë gola në tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që në tetë ndeshje e tjera të fazës së parë realizoi vetëm gjashtë gola.
– Zoti Gjoka, Flamurtari do të përballet më Vllanzinë në ndeshjen hapëse të fazës së dytë. Cila është atmosfera në skuadrën vlonjate para sfidës me shkodranët?
– Do ta konsideroja tepër pozitive, kjo dhe për faktin se kemi arritur rezultate pozitive në tri javët e fundit të fazës së parë. Fitoret rresht me Kukësin, Tiranën e Lushnjën e kanë çliruar skuadrën nga ai ngërç psikologjik që e shoqëroi për disa javë ekipin.
– Në takimin e parë të zhvilluar në Shkodër, Flamurtari fitoi 1-0, edhe pse ishte me një ekip të ri e të sapoformuar, pavarësisht se Vllaznia konsiderohej favorite?
– Në futboll, çdo ndeshja ka historinë e saj. Gjithsesi, në Shkodër fituam me një lojë kompakte dhe të interpretuar mjaft mirë. Tani ajo ndeshje i përket historisë, pasi tashmë na duhet të luftojmë për të pasur sukses në takimin e radhës.
– Flamurtari është ende në zonën e kuqe të rënies, pra renditet në vendin e 9-të. Si e konsideroni takimin e radhës me Vllanzinë?
– Për ne është një ndeshje shume jetike, për më tepër që ne duhet të luftojmë të rikuperojme pikët dhe për vendin ku ndodhemi ne tabelë në përfundim të fazës së parë. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se nëse nuk do të na kishin zbritur tri pikë, ne tani do të ishim në mesin e tabelës, me po aq pikë sa Vllaznia e Partizani.
– Vllaznia mbërrin në Vlorë pas humbjes me Besën në Kavajë, ndërkohë që vjen si skuadra e vendit të tretë…
– Ne e njohim kundërshtarin dhe e vlerësojmë shumë si një ekip me performancë pozitive. Besoj se, do të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, uroj qe të na buzëqeshi ne fitorja. Lojtarët duhet të japin maksimumin. Atmosfera dhe prania e tifozëve do të jetë një plus më shumë për ne.
1-0
fitoi Flamurtari me Vllazninë në fazën e parë në “Loro Boriçi”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Taulant Kuqi (30’). Shkodranët luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 65-të (Baçi).
3-1
fitoi Flamutari me shkodranët në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Vlorë sezonin e kaluar. Idrizaj, Nelaj dhe Lena realizuan për vlonjatët. Shtubina shënoi golin e vetëm për Vllazninë.
17-11
Në 36 ndeshjet e fundit midis dy klubeve, nga sezoni 1999-2000, Vllaznia ka qenë superiore. Shkodranët kanë fituar 17 takime, 8 janë mbyllur në baraizm dhe 11 janë fituar nga Flamurtari.
Kategoria Superiore
Java XII
Sot, 23.11.2013
Besa-Skënderbeu 14:00
Bylis-Teuta 14:00
Kukësi–Lushnja 14:00
Të dielën, 24.11.2013
Flamurtari-Vllaznia 13:00
Laçi-Tirana 13:00
Partizani-Kastrioti 14:00
RENDITJA
EKIPI N P
1 Skënderbeu 11 22
2 Teuta 11 19
3 Vllaznia 11 17
4 Partizani 11 17
5 Laçi 11 16
6 Kukësi 11 15
7 Lushnja 11 15
8 Bylis 11 14
9 Flamurtari 11 14
10 Kastrioti 11 12
11 Besa 11 11
12 Tirana 11 10
– Flamurtarit i janë zbritur tri pikë me vendim të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së
KATEGORIA E PARË
Java XI
23.11.2013, 14:00
Apolonia-Dinamo
Kamza-Pogradeci
Elbasani-Adriatiku
Tërbuni-Himara
Luftëtari-Albpetroli
Shkumbini-Veleçiku
Ada-Velipoja
Burreli-Tomori