“Ëndërroja të luaja në këtë Botëror”, Erling Haland zbulon katër favoritët e këtij kompeticioni

108
Sigal

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland, thotë se ëndërronte të ishte në Botëror, por do të detyrohet ta shohë si spektator turneun e Katarit që nis të dielën.

22-vjeçari e shikon kombëtaren angleze si një nga favoritet, bashkë me Brazilin, Argjentinën dhe kampionët në fuqi të Francës.

“Fillimisht, do të doja të isha në Botëror sigurisht. Por nuk do të jem dhe ky është realiteti. Do të qetësoj trupin dhe mendjen dhe pastaj do të stërvitem për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit.

Mendoj se favorite për të triumfuar në këtë Kupë Bote do të jetë Brazili, Argjentina, Franca dhe ndoshta Anglia.

Nuk mund të zgjedh një të vetme, sepse ka shumë skuadra të mira, kështu që po them këto të katërta. Shpresoj që të luaj një ditë me Norvegjinë në një Botëror dhe Europian”, tha ylli i kampionëve të Anglisë.