INTERVISTA/ Të dielën sfida Tirana-Partizani, ja si e vlerëson ish-portieri e trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo
Agron KAJA

Java e 14-të u mbyll me rezultate interesante, në këndvështrimin tuaj teknik, ju si i përshkruani?
Kjo është bukuria e futbollit, dhe në këtë kampionat po e shohim nga java në javë. Nëse nuk ndodhin të tila raste, nuk do jetë i bukur. Kështu që është kënaqësi ta shohësh Superioren kështu, sepse është më mirë se kampionatet e kaluar.
Cilin nga rezultatet e javës së 14-të e mendoni se doli jashtë pritshmërive?
Të gjitha ndeshjet ishin të vështira, por sfida Egnatia-Flamurtari nuk mendohej se do fitonin vlonjatët. Mendoj se e kanë nënvleftësuar skuadrën vlonjate nga që ndodhet në vëndet e fundit të renditjes. Edhe “derbi” për Dinamon 6-2, nuk pritej.
Në memorrjen tuaj, si i kujtoni ndeshjet “derbi” që keni luajtur në karrierën tuaj kundër Partizanit?
Unë kujtoj se ndeshja e parë “derbi” me Partizanin ishte kur mbroja portën e Tiranës. Ajo ndeshje u mbyll 0-0, dhe si “derbi” i parë me Partizanin e kujtoj stadiumin “Qemal Stafa” plot me tifozë. Si ndeshje, ishte një “derbi” i bukur.
Në këtë javë u shënuan 10 gola, 8 në ndeshjen Dinamo-Tirana 6-2, çfarë mesatare është kjo për një javë të Superiores?
Mund të them se veç ndeshjes Dinamo-Tirana me shumë gola, tek të tjerat ushënuan shumë pak. Kjo tregon se kampionati është i fortë në fushën e lojës, dhe kjo mbetet e veçanta kryesore. Në futboll nuk ka ekip i madh, apo ekip i vogël.
Ndeshjet e javës së 14-të u luajtën në mot të ftohtë dhe me rreshje shiu, ndikuan këto tek terrenet dhe në lojën e skuadrave?
Stadiumet në Shqipëri nuk janë si kundër edhe unë dy dekada më parë, janë shumë më mirë. Edhe pse ka rreshje shiu, fushat kanë qënë mirë, por mund të ndikojë moti i ftohtë, kryesisht tek lojtarët afrikanë që nuk janë mësuar me të ftohtin.
Po tabelën e renditjes të skuadrave në 14 javët e luajtura në këtë kampionat, si e lexoni?
Kjo është një renditje që tregon se ekipet e meritojnë atë. Me lojrat që kanë bërë të gjitha skuadrat, janë në atë renditje. Ka një dallim, që Partizani e Tirana duhet të ishin më lart në renditje, të tjerat janë në vëndet që i kanë merituar.
Në javën e 15-të luhet Tirana-Partizani, “derbi” 178, si e mendon Tiranën?
“Derbi” nuk ka dallim apo përcaktim se ku ndodhen skuadrat në renditje. “Derbi” mbetet i paparashikueshëm dhe unë nuk mund ta përcaktoj se kush e fiton. Këtë sfidë e fiton fusha e lojës, lojtarët e motivojnë vetë vehten. Preferoj Tiranën fituese.
Cilën nga ndeshjet e javës së 15-të do ta veçoni si kryendeshje, dhe pse?
Nuk ka ndeshje tjetër më kryesore se sa “derbi” Tirana-Partizani. Nga karriera ime këtu në Shqipëri, unë e kam kuptuar se ky është “derbi” i gjithë Shqipërisë. Kështu që edhe mbetet kryendeshja e javës së 15-të.
Për cilën skuadër do bëni tifo në “derbin” Tirana-Partizani, apo jeni me rezultatin që do prodhojë fusha?
Normal që për Tiranën, pasi është skuadra e futbollit shqiptar që unë kam shumë respekt. Nuk ngurroj ta them se jam tifoz i Tiranës, me të cilën kam ndarë emocione si lojtar dhe trajner. Shpresoj shumë në një fitore të saj.
TIRANA-PARTIZANI NË SHIFRA
BILANCI
Ndeshje 177
Fitore Tirana 47
Barazime 55
Fitore Partizani 73
Golavarazhi 189:237
“Derbi” 178 luhet të dielën datë 7 dhjetor 2025, ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”
NDESHJA E PARË
Datë 30 mars 1947
Partizani-Tirana 8-0
NDESHJA E FUNDIT
Datë 3 tetor 2025
Partizani-Tirana 0-3

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java e 14-të
E dielë, 7 dhjetor 2025
Bylis-Teuta 13:30
Tirana-Partizani 18:00
E hënë, 8 dhjetor 2025
Egnatia-Vora 16:00
AF Elbasani-Vllaznia 19:00
Flamurtari-Dinamo City 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.AF Elbasani 14 26
2.Vllaznia 14 25
3.Egnatia 14 25
4.Dinamo City 14 23
5.Teuta 14 22
6.Partizani 14 17
7.Vora 14 16
8.Bylis 14 13
9.Flamurtari 14 13
10.Tirana 14 7
KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java e 15-të
E dielë, 7 dhjetor 2025
AF Luftëtari-Lushnja 13:30
Kastrioti-Apolonia 13:30
Korabi-Laçi 13:30
Kukësi-Iliria 13:30
Skënderbeu-Pogradeci 13:30
E hënë, 8 dhjetor 2025
Besa-Burreli 13:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 13 34
2.Laçi 14 24
3.Pogradeci 14 23
4.Apolonia 14 22
5.Burreli 14 19
6.Iliria 13 18
7.Korabi 14 17
8.Kastrioti 14 17
9.Besa 14 14
10.Lushnja 14 13
11.AF Luftëtari 14 10
12.Kukësi 14 9
KATEGORIA E PARË
U largua Shpëtim Duro, Gugash Magani në stolin e Besës

Shpëtim Duro nuk duroi më gjatë në stolin e Besës, pasi humbja në transfertën e Fierit në javën e 14-të, 0-2 me Apoloninë, e detyroi atë të largohet duke e lënë Besën në vëndin e 9-të në tabelën e renditjes me 14 pikë. Kështu, Duro është trajneri i dytë që largohet nga Besa në këtë sezon, pas Emiliano Çelës në javët e para. Tashmë bëhet fjalë për trajnerin e tretë në stolin verdhezi, peqinasin Gugash Magani. Kështu, Magani po rikthehet për herë të katërt në krye të Besës, duke konfirmuar lidhjen e tij të fortë me këtë klub. Aktualisht ai është i lirë, që pas përfundimit të aventurës me Lushnjën. Për gazetën “Telegraf”, dje Magani u shpreh me respekt për këtë vendosje, duke e quajtur njëherësh edhe përgjegjësi të madhe profesionale.





















