Në rast kualifikimi në Play-off, Shqipëria në Grupin F
Ndryshimi i formatit tradicional, shtim i numrit të ekipeve
Shorti i Kupës së Botës 2026 u zhvillua dje në Uashington D.C, kishte një ndryshim të formatit tradicional dhe shumë risi. Numri i ekipeve pjesëmarrëse do të rritet nga 32 në 48, dhe për herë të parë në histori do të ketë tre vende pritëse për këtë turne: SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja. Risia kryesore mbetet zgjerimi i numrit të ekipeve, e për rrjedhojë, kohëzgjatja e turneut do të shkojë në pesë javë që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Formati tradicional i grupeve me nga katër skuadra do të ruhet, megjithëse numri i grupeve do të rritet. Në vend të 8 grupeve të Kupave të Botës së fundit (nga A deri në H), do të jenë 12 (nga A deri në L). Këto janë ndryshimet për Kupën e Botës 2026 që dje morrën bekimin gjatë shortit.

Moti në ditët e Botërorit, në rrezik nga nxehtësia ekstreme
Me shortin e Kupës së Botës që u hodh dje në Uashington DC, tifozët dhe bizneset po paralajmërohen se nxehtësia ekstreme, moti i keq dhe cilësia e dobët e ajrit, janë faktorët që mund të sjellin pasoja të konsiderueshme gjatë turneut të vitit 2026. Ndaj kjo ngre shqetësime për temperatura ekstreme, zjarre pyjore dhe uragane, të cilat mund të ndikojnë te lojtarët, tifozët dhe punonjësit e stadiumeve. Por edhe 10 nga 16 stadiume janë në rrezik të lartë nga nxehtësia ekstreme në këto ditë.
Agron KAJA

Në Uashngiton dje kishte spektakël dhe short. Kështu u përcoll mbrëmja me ceremoninë e përcaktimit të grupeve për rrugën e ndeshjeve finale të Kupës së Botës 2026. Figura të mëdha të politikës me Presidentin e Amerikës, Donald Tramp, ajo e Meksikës dhe ai i Kandasë, përcaktuan në mënyrë simbolike vëndet në grupet për shtetet e tyre në këtë Botëror. Pas kolanës muzikore nga Andrea Bocelli, Robbie Uilliams dhe Nicole Scherzinger, dhe më pas dhënies së çmimit për Paqe për Presidentin amerikan, spektakli vazhdoi me shorteun Kupa e Botës 2026, e cila është e para që do të ketë 48 kombëtare pjesëmarrëse ku do të luhen 104 ndeshje në 16 qytete të tre shteteve: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Këto ndeshje do të luhen gjatë qershorit dhe korrikut të vitit të ardhshëm, dhe do të hapen me ndeshjen Afrikë e Jugut-Meksikë, ndeshje që do të luhet në qytetin Meksiko. Dhe nëse Shqipëria do kualifikohet në ndeshjet e Play-off, do të jetë pjesë e Grupit F, ku Holanda, Japonia e Tiunizia janë të kualifikuara dhe nga Play off B i Europës: (Ukraina/Suedia/ Polonia/SHQIPËRIA) do dalë skuadra e katër e këtij grupi. Ndërsa Kosova, në rast kualifikimi në Play-off do të jetë në Grupin D, së bashku me SHBA, Australi, Paraguai, Play off C Europë: Turqia/Rumania-Sllovakia/Kosova. Sot në orën 18:00 FIFA do të organizojë një aktivitet të veçantë ku do përcaktohen vendet dhe oraret e ndeshjeve. Urime Shqipërisë në Play-off.

Grupi A
Meksikë, Koreja J, Afrika J,
Europë Play off UEFA D
(Danimarka/Maqedonia /
Çekia/Irlanda)
Grupi B
Kanada, Zvicër, Katari,
Europë Play off UEFA A
(Italia/Irlanda e Veriut/
Uellsi/Bosnja)
Grupi C
Brazil, Marok, Skoci,
Haiti
Grupi D
SHBA, Australi, Paraguai,
Europë Play off UEFA C
(Turqia/Rumania/
Sllovakia/KOSOVA)
Grupi E
Gjermani, Ekuador,
Bregu F, Kurasao
Grupi F
Holandë, Japoni, Tunizi,
Europë Play off UEFA B
(Ukraina/Suedia/
Polonia/SHQIPËRIA)
Grupi G
Belgjikë, Iran,
Egjipt,
Grupi H
Spanjë, Uruguai,
Arabia S, Kepi Gjelbër
Grupi I
Francë, Senegal, Norvegji,
Play off-i Interkontinental B
(Bolivia/Surinami/Irak)
Grupi J
Argjentinë, Austri,
Algjeri, Jordani
Grupi K
Portugali, Kolumbi,
Uzbekistan, Play-Off
Interkontinental 2
Grupi L: Angli, Kroaci,
Panama, Gana




















