VIDEO/ Tjetër gol shqiptar në Serie A, Nedim Bajrami shënon në Empoli-Udinese

335
Sigal

Pas Rei Manajt, një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në javën e 16-të të Serisë A italiane.

Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, i cili e nisi si titullar sfidën mes Empolit dhe Udineses dhe në minutën e 59-të u bë protagonist duke u gjendur në vendin dhe në kohën e duhur për të përmbysur shifrat në favor të skuadrës toskane duke realizuar golin e avantazhit provizor 2-1.

Për Nedim Bajramin ky ishte goli i 3-të në këtë sezon të Serie A.