Elis Bakaj e nis aty ku e la, dygolësh që në start!

460
Sigal

2019-ta e Elis Bakajt nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi shkëlqeu në fazën përgatitore me Shakthyor Soligorsk në Turqi, sulmuesi shqiptar ishte përcaktues edhe në ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit me skuadrën e tij.

Bakaj realizoi dy herë në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Bjellorusisë mes Shakthyor Soligorsk dhe Belshinas, duke udhëhequr të tijët drejt fitores së thellë me shifrat 5-0 që i hipotekon kualifikimin në gjysmëfinale ekipit nga Soligorsku.

Bakaj realizoi në fundin e pjesës së parë golin e dytë të ndeshjes dhe në minutën e 59-të golin që i çoi shifrat në 3-0.

Me këto dy finalizime Bakaj arriti kuotën e 14 golave me fanellën e Shakthyor Soligorsk mes kampionatit, Kupës së Bjellorusisë dhe kualifikueseve të Europa League.