Elbasan Arena/ Kthehen në kufi 200 tifozë të Dinamos së Zagrebit

437
Ethet e ndeshjes play-off mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit e vlefshme për Champions League kanë filluar, pasi në pikën kufitare të Hanit të Hotot janë kthyer rreth 90 shtetas kroatë. Tifozët ishin nisur për të parë ndeshjen Skënderbeu-Dinamo i Zagrebit që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Lajmi për ndalimin e tifozëve është konfirmuar edhe nga shefi i kufirit dhe emigracionit. Pas konsultimeve me autoritetet kroate u tha se kthimi i tyre u bë pasi ata janë cilësuar si problematik. Ndeshja Skenderbeu-Dinamo i Zagrebit do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në Elbasan Arena.
Sigal