Aleksandër Vuçiç mirëpret emigrantët në Serbi

405
Ndryshe nga liderët e tjerë të Ballkanit apo Europës, kreu i qeverisë serbe Aleksandër Vucic, këtë të mërkurë është takuar me emigrantë në stacionin kryesor të autobusit në Beograd, që gjendet pranë parkut qëndror atje ku po qëndrojnë edhe pjesa më e madhe e refugjatëve. Përpara refugjatëve nga Afrika, Lindja e Mesme por edhe Azia, të cilët po përdorin Serbinë si rrugë kalimi për në vendet e BE-së, kryeministri u zotua se do të bëjë gjithcka që ata të ndihen dhe të trajtohen më mirë. Ai bisedoi gjatë me emigrantët, u fotografua me to, u ul kembëkryq për tu njohur me problematikat e tyre dhe nevojat kryesore.

“Ne do të bëjmë gjithcka për ju, në mënyrë që të jeni të sigurtë si në shtëpitë tuaja. Do të jeni gjithnjë të mirëpritur në vendin tonë. Serbia ju ofron mikëpritje. Duke patur parasysh se ditët e ftohta po vinë, ne do të ngrejmë edhe qëndra të përkohshme strehimi për ju, me shumë gjasa në krah të Hotelit kombëtar”. Njerzit i drejtohen refugjatëve nga Siria dhe Afganistani si të ishin një problem i madh ndërsa ne këtu në Serbi i mirëpresim. Kështu ka vuajtur edhe populli ynë 20 vjet më parë”. Kryeministri u shoqërua edhe nga aktivistë të kryqit të kuq, të cilët shpërndanë pako me ndihma që përmbanin pampers për fëmijë, fruta dhe lëgje etj. Që nga muaji janar, mbi 1 milionë emigrantë kanë kaluar përmes Serbisë për në vendet e BE-së, me mbi 2 mijë në ditë.
Sigal