Nuk e grumbulloi për ”arsye sportive”, trajneri rikthen sërish në stërvitje mbrojtësin shqiptar: Jam i kënaqur me reagimin e tij

241
Sigal

Shkodran Mustafi nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij, ku pas transferimit nga skuadra e Arsenalit tek ekipi i Shalkes  nuk ka mundur të jetë vendimtar për ekipin gjerman që këtë sezon rrezikon rënien nga kategoria.

Javën e kaluar Schalke luajti kundër Bajern Leverkusenit dhe trajneri grek Gramozis vendosi ta lërë jashtë ekipit mbrojtësin 29 vjeçar, pasi sipas tij performancat dhe angazhimi i Mustafit në skuadër ishin të një niveli të ulët. Ky mësim nga trajneri Gramozis si duket i ka bërë mirë Mustafit i cili është thirrur përsëri nga trajneri për ndeshjen e fundjavës ndaj Augsburgut.

“Ai tregoi një reagim të shkëlqyeshëm, u stërvit shumë, dha gjithçka me përkushtim të plotë. Unë jam shumë i kënaqur me reagimin e tij ndaj zemërimit të skuadrës’’, ishin fjalët e teknikut 42 vjeçar në konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës.