Edinson Cavani është ëndrra e madhe e Leeds në merkato

301
Sigal

Pronari i Leeds United, Andrea Radrizzani, foli në lidhje me merkaton për sezonin e ardhshëm në Premier League. Numri një i klubit anglez ka theksuar se ideja e Zlatan Ibrahimovicit nuk është e mundur, por në krahun tjetër nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Edinson Cavanin.

“Të marrim Ibrën do të jetë shumë e vështirë. Ne u munduam që të firmosnim me të në janar, por ai zgjodhi t’i bashkohej Milanit dhe marrëveshja nuk u arrit. Tani mendoj se është shumë vonë, pasi intensiteti i kampionatit anglez është shumë i ndryshëm.

Cavani? Duke menduar për cilësitë e tij, Cavani mund të na ndihmojë me fizikun e tij dhe mund të përshtatet në Angli, por nuk kemi folur kurrë me Bielsen për të. Kjo do të thotë se e kemi një sy drejt tij, aq më tepër që ai është i lirë në merkato”, deklaroi numri një i klubit të Leeds.