E zbulon gazeta italiane, Hysaj drejt ribashkimit me trajnerin e njohur

259
Sigal

Sipas “Corriere Del Mezziogiorno”, Xhenaro Gatuzo kërkon të transferojë tek skuadra e Fiorentinës sulmuesin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

Hysaj ka njoftuar se do të largohet dhe Napoli dhe po shqyrton të gjitha ofertat e mundshme, por transferimi i Gatuzos në stolin e Fiorentinës ka ndryshuar planet e shkodranit.

Nuk ka ende një ofertë zyrtare nga klubi violë, por palët mund të ulen dhe të flasin për të gjetur gjuhën e përbashkët.

27 vjeçari do të largohet nga skuadra napoletane pas 6 sezoneve, duke luajtur 178 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.