E vërteta e hidhur! E siguruan biletën e parë për Kupën e Botës, por Katari del i pari nga gara

101
Sigal

Mikpritësi i Kampionatit Botërorit, Katari, është ekipi i parë i eliminuar nga kjo garë. Katari si vend pritës, siç i takon me rregulla, kishte siguruar biletën e parë për këtë garë të madhe, por doli që të ishin edhe të parët që u eliminuan.

Pas barazimit të Holandës me Ekuadorin (1-1), Katari është pa gjasa për avancim tutje nga grupi. Kjo pasi Katari humbi fillimisht nga Ekuadori (2-0), ndërsa sot pësoi nga Senegali me rezultat 3-1.

Goli i parë në histori të këtij vendin në këtë lloj garë u shënua nga Mohammed Muntari. Katarin e pret edhe ndeshja me Holandën, por ajo do të jetë e rëndësishme vetëm për “tulipanët”.

Katari kishte shpenzuar shumë për këtë botëror në infrastrukturë, por duket se talenti në ekipin e futbollit mungon.

Mbetet të shihet se a do të arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatet Botërore të tjera, pasi ky ishte i pari në histori të tyre.