Britania nxjerr statistikat e tjera: 88% e grave dhe fëmijëve shqiptarë marrin azil, burrat vetëm 13% e tyre

111
Sigal

Vetëm 13 përqind e meshkujve shqiptarë që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe arrijnë ta fitojnë atë. Kështu raportojnë mediat britanike, referuar statistikave zyrtare.

Aplikimet për azil në Britani ndërkohë kanë arritur në 86 mijë, numri më i lartë në dy dekada. Zyra e statistikave e Britanisë së Madhe publikoi të dhënat që tregojnë se më shumë se një e treta e atyre që kalojnë Kanalin Anglez janë shqiptarë.

Ndryshe nga meshkujt, gratë dhe fëmijët shqiptarë që aplikojnë për azil e kanë fituar atë në 88 përqind të rasteve.

Të dhënat tregojnë se aplikantët nga Afganistani, Siria dhe Eritrea kanë më shumë gjasa që të pranohen, me një përqindje suksesi prej rreth 98 përqind.

Këto të dhëna vijnë në kohën kur mediat britanike raportojnë se pritet një tjetër valë me emigrantë shqiptarë që do të kalojnë Kanalin gjatë këtyre ditëve.