Nuk ia doli dot. Modelja humb ‘betejën’ me kancerin

817
Sigal

Ajo ishte nga ato femra, ku me mesazhet e saj të forta per jetën, frymëzoi gjithë botën. Por përballë  luftës me kancerin, modelja braziliane Nara Almeida, humbi jetën.

Modelja ishte diagnostikuar me kancer në stomak dhe në profilin e saj në Instagram publikonte gjatë gjithë kohës momente e statuse nga trajtimi i saj.

Por, Almeida e ka humbur luftën kundër kancerit, pasi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka dhënë i dashuri saj në rrjete sociale, i cili shkruan: “Për fat të keq Nara vdiq natën e kaluar, pas luftës së gjatë kam dashur ta kem atë përgjithmonë, por ajo meritonte të pushonte.”