Zbuloni arsyen se pse Princi William nominohet si babai i vitit

1241
Sigal

Disa javë më parë erdhi në jetë fëmija i tretë i Dukeshës së Cambridge, Kate Middleton, dhe Princit William. Në dalje publike e kemi parë shpesh që Princi William është shumë i kujdesshëm për dy fëmijët  tij më të rritur, Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Megjithatë Princi William dhe Dukesha Kate Middleton janë munduar që fëmijët e tyre të mos i ekspozojnë shumë në publik, që ata të kenë një jetë private dhe të qetë si të gjithë fëmijët e tjerë.

Për të gjitha këto arsye Princi William është nominuar si babai VIP i vitit. Në këtë listë nominimesh bëjnë pjesë emra të ndryshëm, kryesisht nga fusha e artit si: Liam Payne, Simon Cowell etj.

Fituesi i  çmimit do të shpallet në muajin qershor.