Nisin grevë urie, refugjatët iranianë në Maqedoni, qepin gojën me penj e gjilpëra

474
Një grup i refugjatëve iranianë i kanë qepur gojët e tyre dhe kanë filluar grevën e urisë përgjatë kufirit greko-maqedonas, në shenjë proteste kundë masave të policisë maqedonase, e cila nuk po i lejon të hyjnë në këtë vend as për të kaluar tranzit, shkruajnë mediat, duke cituar “The independent”. Ata kanë qepur gojët e tyre me penj e gjilpëra dhe kësisoj kanë filluar grevën e urisë, në shenjë proteste për shkak të politikave të emigracionit që u ashpërsuan pas sulmeve terroriste në Paris, e që po i bllokojnë të gjithë emigrantët nga Siria, Iraku e Afganistani.

Iranianët, marokenët e pakistanezët janë ndër qindra refugjatët që po qëndrojnë përballë kordonëve të policisë dhe po provojnë t’i bllokojnë linjat e trenit ndërmjet Greqisë e Maqedonisë. Së paku gjashtë iranianë kanë qepur gojët e tyre dhe kanë shkruar në fytyrë e trup fjalët “Iran” dhe “freedom – liri”. Njëri nga refugjatët që i është bashkuar grevës së urisë, inxhinier elektrik, 34-vjeçar me emrin Hamid ka thënë se dëshiron të shkojë në cfarëdo vendi ku mund të jetë i lirë. “Nuk mund të kthehem. Do të më varin”, ka shtuar ai. Gjendja e refugjatëve është renduar me kontrollet e ashpra që po u bëhen nëpër kufij pas sulmeve terroriste që kreu ISIS-i në Paris ku mbetën të vrarë 127 persona. Njëri nga sulmuesit ishte identifikuar që ka hyrë në Francë si refugjat.
Sigal