E presin Roma dhe Interi, Dibala bën të ëndërrojnë tifozët e Juves duke luajtur me Di Maria dhe Pogba

212
Sigal

Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e Paulo Dibala, pasi ish-numri 10 i Juventusit pritet të zgjedhë të ardhmen e tij pasi i dha lamtumirën bardhezinjve. Por ndërsa ai nuk i ka kthyer përgjigje përfundimtare Interit dhe Romës që e kërkojnë me ngulm, argjentinasi vazhdon të argëtohet me juventinët.

Ka qenë Angel Di Maria ai që ka postuar në rrjetet sociale foto përkrah bashkëkombësit të tij, duke treguar se këtë të diel që ishin lënë pushim nga Alegri, lojtari i ri i Juventusit e kishte kaluar pikërisht me ish-kapitenin e bardhezinjve duke luajtur teqball.

Por jo vetëm ai. Në postimin e Di Marias janë edhe emrat e Pol Pogba dhe Aleks Sandro, dy juventinë të tjerë, të cilët me sa duket ishin pjesë e kësaj sfide me argjentinasit. Për tifozët e Juventusit, ky ishte një postim që ngjalli nostalgji. Megjithatë, kthimi i tij te bardhezinjtë duket i pamundur, aq më shumë tani kur Pol Pogba i ka rrëmbyer fanellën me numrin 10.