“E kërcënuan se do i prisnin gishtat”, zbulohet grabitja e 500 mijë paundëve në shtëpinë e futbollistit të njohur

156
Sigal

Ish-futbollisti i kombëtares angleze dhe Çelsit, Ashli Kol, ishte pjesë e një ngjarje të frikshme dy vite më parë, kur në shtëpinë e tij hynë për ta grabitur, gjatë kohës që ai dhe e dashura e tij ndodheshin brenda.

Sipas hetimeve, i dyshuari kryeso është Kurtis Dilks, i cili dyshohet dhe për disa grabitje të tjera me disa bashkëpunëtorë, që policia britanike i ka zbuluar emrat.

Gjithashtu, sipas hetimeve, është zbuluar se ish-mbrojtësin anglez e kanë lidhur në karrige dhe e kanë kërcënuar se do t’i prisnin gishtat ndërkohë që i kishin grabitur 500 mijë paund.