E çuditshme por e vërtetë! Anthony Joshua humbi titullin kampion por fitoi miliona dollarë më shumë se Usyk

163
Sigal

Oleksandr Usyk mposhti Anthony Joshua në Londër dhe tashmë është kampion i unifikuar në WBO, WBA dhe IFB, pas një dueli me 12 raunde ku ka treguar forcën e tij.

Ukrainasi në raundin e tretë, të shtatë dhe në të fundit tronditi britanikun Joshua dhe në fund gjyqtarët unanimisht votuan për Usyk si fitues.

Pavarësisht humbjes, boksieri britanik ka dalë më i fituar sa i përket anës financiare. Joshua ka fituar 13.6 milionë dollarë dhe 60% të të ardhurave të PPV ndërsa Usyk përfitoi 4.1 milionë dollarë dhe 40% nga të drejtat televizive.