E ardhmja larg Real Madrid, Asensio kërkohet nga klubet e Premier League

146
Sigal

Marco Asensio është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet e Premier League.

Liverpool, Arsenal dhe Manchester United janë 3 skuadrat angleze të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit të Real Madrid.

Asensio nuk është më në planet e madrilenëve, te cilët janë të gatshëm të ndajnë rrugët me lojtarin, ku largimi në fund të këtij sezoni është i pashmangshëm.

Me shumë gjasa Anglia do të jetë e ardhmja e lojtarit madrilen, por nuk përjashtohet mundësia që Asensio të transferohet në ndonjë kampionat tjetër ku do t’i ofrohet edhe roli i protagonistit në skuadër.