E ardhmja e Ibrahimovic, drejtori sportiv zbulon gjithçka: Po presim vendimin e tij!

431
Sigal

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende në ajër.

Sulmuesi suedez është në pritje të skadencës së kontratës me LA Galaxy dhe shumë shpejt pritet të marr një vendim. Milani duket se është klubi më i interesuar për 38-vjeçarin, zëra që pohohen edhe nga drejtori sportiv i kuqezinjve, Frederic Massara.

Në një intervistë për “Sky Italia”, Massara tha se Ibrahimovic po reflekton, por klubi është i duruar dhe po pret.

“Është një moment reflektimi nga Ibra. Klubi po pret,” tha Massara.

Milani nuk është skuadra e vetme që kërkon shërbimet e Ibrahimovic. Në garë për suedezin janë edhe Bologna e Napoli.