Duka- talenteve të rinj: “Ju jeni e ardhmja”

472
Sigal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i vlerësoi lojtarët e rinj si e ardhmja e futbollit shqiptar. Bosi i FSHF-së e bëri deklaratën gjatë një minikampionati me futbollistët e rinj të seleksionuar nga trajnerët e gjashtë Zonave Rajonale. Të rinjtë e moshave të ndryshme janë nga 12 deri në 17 vjeç dhe përfaqësojnë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Fierin dhe Shkodrën. Aktiviteti zhvillohet në Kompleksin Sportiv “Olimpik”, pranë kryeqytetit. Duka: “Ju jeni e ardhmja e futbollit tonë, e cila me sa duket edhe sot do të jetë më e mirë, me baza të shëndosha dhe më e sigurt drejt të ardhmes. Ky projekt i nisur dy vjet më parë ka dhënë rezultatet e veta. Janë aktivizuar dhe trajnuar më tepër futbollistë nëpërmjet udhëzimeve të Drejtorisë Teknike të FSHF-së, por edhe ka pasur prurje në ekipet kombëtare”. Për të ndjekur këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe ish-futbollistë të shquar, trajnerë të njohur dhe figura të futbollit tonë. Kjo është hera parë që në Shqipëri organizohet një aktivitet i tillë. Duka shtoi se, ai i zhgënjyer nga ky fakt apo do ta vlerësonit paraqitjen e U-17 dhe U-19. “Absolutisht mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Skuadrat tona kombëtare të moshave kanë dhënë goxha në fushën e lojës, kanë pasur talente më tepër sesa kundërshtarët e tyre, pavarësisht se nuk i kanë pasur rezultatet ashtu si konkurrentët”. Në lidhje, me kampionatin, Duka shtoi: “Kampionati ka nisur mirë, me rivalitet të madh. Është e vërtetë që në krye kemi Skënderbeun tashmë të shkëputur disi, por duhet të kemi parasysh se kampionati është i gjatë, në futboll njihen ngritjet dhe ulje”.