Duka: Është ndjesi e mrekullueshme të shohësh në renditje se Shqipëria qëndron sipër Spanjës apo Italisë

466
Sigal

Gazeta
Telegraf/ Fitorja 2-0 ndaj Lihtenshtejnit ka qenë një motiv i fortë kënaqësie
për Armand Dukën që e shikon këtë sukses edhe në funksion të impenjimit të
radhës me Spanjën.“Jam shumë i kënaqur pasi morëm tri pikë përballë një
kundërshtari që mund të prishë punë. Është një fitore e rëndësishme, dhe
ndonëse nuk luajtëm ndonjë ndeshje kushedi se çfarë, ky sukses na jep moral për
të përballuar Spanjën të dielën”.Pasi ke fituar gjithçka duket më e thjeshtë,
por Duka sjell në vëmendje edhe vështirësitë që paraqiste vigjilja e përballjes
me Lihtenshtejnin.“E përgatitëm këtë ndeshje sikur të luanim kundër ekipit më
të fortë të botës. Jane skuadër që nuk luajnë në sulm zakonisht, pasi mbrohen
ndaj e kemi të vështirë të marrim rezultat ndaj këtyre rivalëve. Ata nuk na
shënonin dot edhe sikur loja të zgjaste 3 ditë, por mund të mos shënonim as ne
dhe ndeshja të përfundonte barazim”.Shqipëria “mbretëreshë” e grupit ku ndodhen
dy skuadra që kanë fituar Botërorin, të paktën deri të dielën. Edhe për Dukën
kjo është emocionuese.“Është ndjesi e mrekullueshme të shohësh në renditje se
qëndron sipër Spanjës apo Italisë. Dhjetëra miq më kanë dërguar në telefon foto
nga klasifikimi i grupit. Mendoj se është një mrekulli që do ta jetojmë të
paktën deri të dielën”.Objektivi zyrtar i Shqipërisë në këto eliminatore është
vendi i 3-të në grup, por a mund të besohet te një mrekulli më e madhe. Duka
nuk pëlqen që t’i vërë kufij ëndrrave, në fund të fundit ato nuk kushtojnë nëse
qëndron me këmbë në tokë.“Djemve i kam thënë se mund të ëndërrojmë. Dëgjova
Mavrajn që tha se mrekullia jonë kalon nga Lihtenshtejni. Natyrisht që nuk ka
pse të mos ëndërrojmë dhe të besojmë te mrekullitë, edhe pse kjo nuk do të
thotë se në fund do të kualifikohemi, por ne do t’i bëjmë hyzmetin deri në
fund.”Fitorja ndaj Lihtenshtejnit ka rezultuar dhurata më e mirë për
Presidentin, i cili këtë të premte feston ditëlindjen e tij të 54, një dhuratë
që Duka e ndan me gjithë shqiptarët.