Gazeta Telegraf/
Kënga e Kallashit
Njëzet e ca vjet
Shqipërisë mbarë
Kënga e kallashit
Është në vënd të parë
Kënga e kallashit
Është këngë e paprerë
Në çdo kafene
Në çdo prag e derë
Kënga e kallashit
Është
këngë zie
Gjëmon në bilardo
Në oborr shtëpie
Kënga e kallashit
Ka marrë arratinë
Kur këndon ai
Ligji sgjen dot vrimë
Na trishtoi shpirtin
Kënga me
kallashin
Kur këndon gjatë netëve
Arash me hashash
Kënga e kallashit
Lë
në mes shumë ëndërra
Kur këndon e sndalet
Mu në banka brenda
Kënga e kallashit
Të gjithë pas i ndjek
Kur këndon ai
Dhitesh mu në brekë
Kënga e kallashit
Këndohet pa zor
Nuk do ditigjent
As kompozitor
Kënga e kallashit
Gjëmon si traktor
NË 97-ën
Këndohej në kor
Eh more kallash
Kudo plumba shpure
Vec në parlament
Qëllojnë me kobure
Kur qëllon kallashi
Mjerë ai që kap
Makinë llogaritëse
Që zgjidh çdo
hesap
Eh more kallashin
Kur të qetë sna le
Sa herë që ka zgjedhje
Zërin lart e ngre
Kënga e kallashit
Nuk është më sekret
Kur këndon tek skafet
Kur këndon në det
Eh more kallash
Ç’është kjo punë kështu
Sa herë këndon ti
Të gjithë gatitu
Eh more kallash
Sa shumë njerëz more
Sikur po zhvillohet
Lufte e dytë botërore
Kënga e kallashit
Që
shpesh na ka
shkundur
Nuk ka fitimtarë
Por vetëm të humbur…