Dinamo dhe Partizani do të zbresin sot në fushë

327
Sigal

Kategoria e Parë zhvillon sot dy ndeshjet e fundit të javës së tetë, të cilat do të luhen njëkohësisht në orën 13:30.

Në grupin A, Partizani B pret në shtëpi Veleçikun. Skuadra e Dritan Mehmetit kërkon t’i afrohet Besëlidhjes së vendit të katërt.

Nga ana tjetër, Dinamoja luan në fushën e Burrelit përballë ekipit vendas.

“Blutë” kanë mundësinë të shkëputen nga Korabi i vendit të dytë dhe ndaj matjanëve kërkohet vetëm fitorja.

Java e tetë e Kategorisë së Parë, Grupi A

PARTIZANI B-VELEÇIKU

BURRELI-DINAMO