Destinacioni mund të jetë Bundesliga, agjentët sugjerojnë transferimin e Manaj në Gjermani

33
Sigal

Destinacioni i Rey Manaj mund të jetë Bundesliga. Sipas asaj që shkruajnë mediat, agjentët  kanë sugjeruar transferimin e sulmuesit te ekipi gjerman i Borussia Moenchegladbah.

Gladbah është në kërkim të një futbollisti që mund të zgjidhë çështjen e golit dhe Manaj duket si profili i duhur. Për 28-vjeçarin do të ishte eksperienca e parë në Gjermani, pasi më herët ka luajtur në Itali, Spanjë dhe Angli.

Në këtë sezon, Manaj ka shënuar 10 gola me Sivasspor në Turqi, ndërsa në edicionin e parë me këtë ekip ishte një nga sulmuesit më të mirë.