Deklarata e Skënder Gegës: Spekulim! Nuk jam trajner i Kukësit

642
Gjatë një takimi të shkurtër me gazetën “Telegraf”, dje Skënder Gega, i përfolur si trajneri i ardhshëm i Kukësit, e ka mohuar këtë fakt kategorikisht. Gega shkurtimisht tha se, ai asnjëherë nuk e ka marrë përsipër këtë post, përpos respektit që ai ka për skuadrën kuksiane dhe për drejtuesit e saj. “Absolutisht jo! Unë në asnjë moment nuk kam marrë përsipër të jem trajner te skuadra e Kukësit, me gjithë respektin që kam. Ka qenë ndoshta një spekulim, dhe realiteti është ky që unë po ju deklaroj ju zyrtarisht, që natyrisht do ta bëni publik në gazetën tuaj”, ishte kjo deklarata e shkurtër e Skënder Gegës, çka tregon se, emri i tij është përdorur ndoshta si “kolpo” për të larguar Ernest Gjokën nga bankina e Kukësit.
Sigal