Nga Gega, te Milinkoviç e Cana, tre driblimet e Gjicit në merkato

610
Duke kërkuar në rrjetet sociale, apo edhe në portale të ndryshme që kanë si objekt sportin, natyrisht që dje, lajmi te Panorama Sport, se Presidenti i Kukësit Safet Gjici, ka si alternativë Lorik Canën si trajner, kjo duket sa e dyshimtë, aq edhe spekuluese. Ndoshta për ti rritur “bursën” skuadrës, ndoshta për të thënë se, trajneri te Kukësi do të mbetet “vegla” e fundit që do të luajë Gjici në këtë merkato, por që në fund ka edhe një ide: Presidenti kuksian bën shou, ndoshta me qëllimin e “mirë” që të mbulojë diçka që ende nuk ka dalë në sfond. Gjithsesi, nga Gega, te Milinkoviç, e deri te Cana, janë vetëm 24 orë dribilime, që kjo merkato po e bën edhe më “karizmatike” bankinën e skuadrës së Kukësit. Presim sot emrin e ri.
Sigal