Deklarata e Petkovic/ Ja çfarë i kanë bërë Zvicrës lojtarët me kombësi të ndryshme

563
Sigal

Shumëllojshmëria e kulturave e kanë forcuar shumë Kombëtaren e Zvicrës.

Në këtë përfundim ka dalë trajneri i helvetëve, Vladimir Petkovic, i cili në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Suedisë ka deklaruar se përbërja nga kombësi të ndryshme ka ndihmuar Kombëtaren të rritet.

“Kemi arritur t’i sjellim bashkë kulturat e ndryshme, talente të ndryshme, ideologji ndryshe dhe ato po na ndihmojnë të luajmë futboll të mirë. Kemi një skuadër ku kimia është e mirë, gjithçka po shkon mirë dhe kjo është garantuese për sukses.

Kur kalon në turne tregon që kemi luajtur mirë. Suedia është kualifikuar, eliminoi Italinë dhe kaloi grupet lehtë. Nuk janë kundërshtarë të dobët. Mund të jemi një befasi për ata që na nënvlerësojnë. Duam të fitojmë, por nuk mendoj se ky është synimi përfundimtar”, ka thënë tekniku i zviceranëve