Debutim për t’u harruar i Bakayoko-s me Milanin, Gatusso: Nuk e ndreq dot për një javë

426
Sigal

Tiemoue Bakayoko debutoi të shtunën me Milanin, në ndeshjen që kuqezinjtë humbën me shifrat 3-2 kundër Napolit.

Futbollisti i huazuar nga Chelsea u fut si zëvendësues në minutën e 58-t, por nuk arriti të linte gjurmë, të paktën për mirë. Pas ndeshjes Gatusso komentoi paraqitjen e tij, por fjalët e trajnerit janë një kambanë alarmi për 24-vjeçarin.

“Bakayoko duhet të mësojë të marrë topin,”-shprehet Gatusso për “Evening Standard”.

“Ne duhet të punojmë në mënyrë korrekte. Nuk do të jetë e lehtë. Një javë nuk mjafton për zhdukur gabimet e lojtarit. Do të kisha dashur të isha trajner i lojtarëve më të vjetër dhe me përvojë.”- mbyll Gatusso.