Daja me zgjedhje të detyruara, ja formacionet e Partizani-Egnatia

149
Sigal

Duke filluar nga ora 16:45, Partizani do të presë në ‘’Air Albania’’ skuadrën e Egnatias.

Për ‘’demat’’ nuk ka kompromis tjetër përveç fitores, ndërsa Egnatia kërkon të përfitojë nga momenti jo i mirë i të kuqve për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

Ilir Daja është ende i detyruar të hedhë në fushë një formacion të cunguar pasi mungesat në kampin e të kuqve vazhdojnë. Sulmuesi kroat Filipoviç edhe pse larg pritshmërive do të jetë titullar ditën e sotme së bashku me Tedi Carën e Gueje.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani(3-5-2): Hoxha, A.Marku, Belica, Damçevski, Musta, Sota, Mala, Rrapaj, Gueje, Filipovç, Cara, Trajner: I.Daja

Egnatia(4-2-3-1):Puja, Ymeraliaj, Teqja, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Çyrbja, Imeri, Xhekson, Shtubina, Trajner: G.Magani