Cristiano Ronaldo i shpreh dashurinë Georgina-s: Gëzuar ditëlindjen, gruaja e jetës sime!

Cristiano Ronaldo nuk e ka lënë të kalojë pa vëmendje ditëlindjen e partneres së tij, Georgina Rodríguez, duke i kushtuar një mesazh të ndjerë dashurie në rrjetet sociale.

Me rastin e 32-vjetorit të modeles, ‘ylli’ portugez ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi ku shfaqet pranë Georgina-s, shoqëruar me fjalë që nuk lënë vend për dyshime mbi ndjenjat e tij.

NOA

“Gëzuar ditëlindjen, gruaja e jetës sime”, ka shkruar Ronaldo në përshkrimin e fotos, një deklaratë e thjeshtë, por shumë domethënëse, që ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat anembanë botës. Çifti, i cili prej vitesh është në qendër të vëmendjes mediatike, vazhdon të shfaqë publikisht lidhjen e fortë që i bashkon.

Edhe vetë Georgina Rodríguez ka ndarë momente nga kjo ditë e veçantë përmes profileve të saj sociale. Ajo ka publikuar disa pamje që tregojnë surprizat dhe dhuratat e shumta që ka marrë, duke lënë të kuptohet se ditëlindja e saj ka qenë e mbushur me dashuri dhe përkujdesje. Nga buqetat me lule, te dhuratat luksoze, modelja ka treguar se është ndier e përkëdhelur në çdo detaj.

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez vazhdon të jetë një nga më të ndjekurat në botën e sportit dhe showbiz-it. Mesazhi i fundit i futbollistit konfirmon edhe një herë se, përtej suksesit në fushë, familja dhe dashuria zënë një vend qendror në jetën e tij.