CR7 është ndër lojtarët e Premier League me rënien më të madhe të tarifave të transferimeve, ja sa kushton ai tani

153
Sigal

Sulmuesi i Mançester Junaitid, Kristiano Ronaldo ka rënë sërish në çmim.

Portali autoritar Transfermarkt ka përditësuar koston aktuale të futbollistëve që luajnë në Premier Ligën angleze. Erling Haland mbeti lojtari më i shtrenjtë i kampionatit 150 milionë euro.

Mbrojtësi i Leicesterit, Çaglar Soyucu kryeson listën e lojtarëve me rënien më të madhe të vlerës, me 12 milionë euro. Çmimi i transferimit të 37-vjeçarit Ronaldo ra me 10 milionë euro ( duke shkuar në 20 milionë).

Kujtojmë se kulmi i transferimit të Ronaldos u regjistrua në vitin 2014 plot 120 milionë euro.