U ‘kryqëzua’ në rrjet për komentet ndaj Christina Aguilera-s dhe ekipit të saj, sqaron Britney Spears

85
Sigal

Britney Spears ka bërë së fundmi një reagim ku ka sqaruar komentin e saj për kërcimtaret e Christina Aguilera-s.

Ajo tha se nuk kishte për qëllim që të ofendonte ekipin e Christina-s.

“Do të doja të kisha zgjedhur kërcimtaret e mia… Domethënë nëse do të kisha kërcimtaret e Christina Aguilera do të dukesha jashtëzakonisht e vogël”, ka shkruar ajo. “Dua të them pse të mos flas për këtë? A nuk mendoni se vetëbesimi im do të kishte qenë pak më i mirë nëse do të mund të zgjidhja se ku do të jetoja, çfarë do të haja, me kë flisja në telefon, me kë do të dilja dhe kush duhet të ishte në skenë me mua!” shkruan këngëtarja.

Por më pas Christina e hoqi nga Instagram-i Britney-n. Kjo e fundit bëri një reagim ku më pas sqaroi deklaratën e saj

“Kurrsesi nuk kisha kritike ndaj trupit të bukur të Christina-s, është ashtu si është! Fluturova një herë për të parë shfaqjen e saj dhe kryesorja që vura re ishte diferenca e njerëzve tanë në skenë! Në asnjë mënyrë nuk përmenda Christina-n, shikoni postimin tim! Unë u frymëzova nga shfaqja e saj dhe ajo është një grua e bukur me fuqi… Faleminderit @xtina që më frymëzove,” nisi Britney e më pas vijoi duke shkruar: “Të jem e sinqertë, nuk po përpiqem të jem kritike ndaj askujt. Ajo që postova është një projeksion i pasigurive me të cilat përballem gjatë gjithë kohës, si rezultat i mënyrës se si prindërit e mi dhe media më kanë trajtuar. Unë kurrë nuk do ta bullizoja me dashje dikë sepse e di se si ndihesh në këto raste. Unë luftoj me këtë për shkak të mënyrës se si ndihem për veten time, jo sepse e urrej se si duket dikush… Ndiej sikur familja ime e dinte që isha e pasigurt dhe njerëzit po përpiqeshin të ushqeheshin me qëllim në këtë pasiguri, duke mos më lënë të zgjidhja njerëzit që ishin në skenë me mua. Do ta vlerësoja që të gjithë të ishit të kuptueshëm me mua, ndërkohë që po kuptoj këtë jetë të re që po jetoj!”

Image