Liverpool largohet nga kreu, rrezikon dhe vendin e tretë

391
Liverpool humbi një mundësi të shkëlqyer për të qëndruar në garën për titull pasi u mposht në fushën e vet nga Swansea me rezultatin 2-3.
Edhe pse janë në vështirësi dhe rrezikojnë rënien nga kategoria, miqtë kaluan të parët në epërsi kur Fernando Llorente dërgoi topin në rrjetë nga fare pranë portës tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Spanjolli dyfishoi shpejt rezultatin në favor të të tijëve me një goditje të shkëlqyer me kokë, por vendasit u rikthyen në lojë kur Roberto Firmino iu kundërpërgjigj me një tjetër goditje fantastike me kokë e më pas realizoi edhe dygolëshin personal me një gjuajte mjeshtërore prej braziliani nga brenda zonës. Megjithatë skuadra e Paul Clemet siguroi tri pikët kur ylli i skuadrës Gylfi Sigurdsson shënoi nga brenda zonës krejtësisht i pamarkuar pas një aksioni të bukur individual të Carroll. 
Me këtë rezultat “The Reds” mbeten në vend të tretë në renditjen e Premier League me 45 pikë, po aq sa Tottenham i vendit të dytë, i cili viziton pak orë më pas Manchester City-n. Arsenal i vendit të katërt ka mundësi ta kalojë nesër në renditje skuadrën e Juurgen Klopp pasi ndodhet vetëm një pikë larg dhe pret Burnleyn në “Emirates”.
Sigal