Çifti Bylis-Apolonia do të “ngacmojë” Tiranën ndaj Shënkollit

315
Duke ju referuar situatës së 17 javëve të luajtura në dy grupet e Kategorisë së Parë, natyrisht që së pari veçohet skuadra kryesuese në Grupin A, Kastrioti, i cili ka një diferencë prej 12 pikësh nga vendi i dytë, Egnatia. Një tjetër dukuri që flet të theksohet për dy ekstremet e Grupit B, është se kryesimi mes Tiranës e Bylisit është ngushtuar në 2 pikë diferencë, ndërsa vendi i fundit, Naftëtari, me 8 pikë të grumbulluara duket se e ka pranë rënien në Kategorinë e Dytë. Kjo situatë në renditje, duket se do të sjellë dritëhije të reja gjatë javëve në vazhdim, e duke nisur që nga e 18-ta, ku në Ballsh luhet një sfidë e vjetër, por e vështirë aktualisht, Bylis-Apolonia. Jo vetëm si një “derbi” i Prefekturës së Fierit, por për vetë pozicionet që kanë këto dy skuadra në renditje, ë bëjnë edhe më interesante këtë sfidë. Fierakët e kanë ndalur në barazim 0-0 Tiranën në javën e kaluar, ndërsa ballshiotët do të presin ndonjë gabim të Tiranës që në Shënkoll këtë fundjavë, por edhe në vazhdimësinë e Kampionatit, ndaj nuk do të mendojnë rezultat tjetër veç fitores ndaj Apolonisë. Ndërsa për Apoloninë, sa më shumë pikë të grumbullojë deri në fundin e fazës së dytë, aq më shumë siguri do të ketë në ndeshjet e fazës së tretë. 
Ndeshjet-Java e 18-të
GRUPI A
Të shtunën, 3 mars 2018 
Tërbuni-Egnatia 14:00
Burreli-Vllaznia B 14:00
Erzeni-Kastrioti 14:00
Besa-Korabi 14:00
Besëlidhja-Dinamo 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 17 41
2. Egnatia 17 29
3. Erzeni 17 26
4. Dinamo 17 24
5. Korabi 17 23
6. Besëlidhja 17 21
7. Vllaznia B 17 19
8. Besa 17 18
9. Tërbuni 17 17
10. Burreli 17 16
Ndeshjet-Java e 18-të
GRUPI B
Të shtunën, 3 mars 201
Bylis-Apolonia 14:00
Tirana-Shënkolli 14:00
Tomori-Iliria 14:00
Turbina-Pogradeci 14:00
Shkumbini-Naftëtari 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 17 42
2. Bylis 17 40
3. Apolonia 17 30
4. Pogradeci 17 27
5. Iliria 17 25
6. Tomori 17 23
7. Shënkolli 17 23
8. Turbina 17 12
9. Shkumbini 17 12
10. Naftëtari 17 8
Sigal