Sigal

Dje në mbrëmje janë luajtur ndeshjet e fundit të fazës së grupeve duke përcaktuar edhe biletat e fundit apo duke përcaktuar edhe ekipet që e mbyllin në vendin e parë dhe në të dytin.

Në 16 skuadrat më të mirë në Vazon e parë do të jenë: Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bayern, City, Real Madrid dhe Juventus.

Në Vazon e dytë do të jenë: Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke, Ajax, Lyon, Roma dhe United.

Skuadrat nuk mund të ndeshen me ekipet të të njëjtit shtet, ndërkohë që nuk mund të ketë as përballje me ekipe që kanë pasur në grupe. Shorti do të hidhet ditën e hënë, më 17 dhjetor në orën 12:00.