Paris Saint Germain e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të besuarit e Mauricio Pochettinos, me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen në top formë, mundën 4-1 Clube Brugge në “Parc des Princes”.
Ata shënuan nga dy gola në këtë takim, ndërsa për Brugge realizoi Rits.
Parisi u kualifikua si vend i dytë në Grupin A, edhe pse Manchester City u mund 2-1 nga RB Leipzig.
Goli i parë u shënua në minutën e 24-t, ku Dominik Szoboszlai realizoi për 1-0.
Për 2-0 në pjesën e dytë në minutën e 72’ shënoi Silva, ndërsa City realizoi në minutën e 77-të.
Në minutën e 88-të, anglezët humbën edhe Walker, pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Gjithsesi, kjo humbje nuk prish punë, për vetë faktin se City e kishte siguruar kualifikimin si kryesues i Grupit A.