Champions/ Dinamo Zagreb mposht Chelsean, Dortmund nuk e llogarit Copenhagen

134
Sigal

Chelsea ka zhgënjyer në kroaci ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League. Në minutën e 13- të ishte sulmuesi Orsic i cili mori topin mjeshtërisht në mesfushë dhe me shpejtësinë e tij arriti t’u shmangej mbrojtësve të Chelsea duke shënuar më pas një gol të jashtëzakonshëm.

Kroatët kanë dhënë leksione futbolli pasi kanë zhvilluar një lojë shumë të bukur defensive dhe ofensive gjithashtu.  Dinamo Zagreb ka tentuar disa herë portën e Kepa por nuk ka arritur të shënojë.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë. Chelsea afrohej deri te zona kundërshtare por ishte pa ide për të realizuar një gol, të paktën atë të barazimit.

Armando Broja u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë në vendin e Aubameyang. Sulmuesi ynë shqiptar nuk arriti të krijonte një rast të pastër për të shënuar.

Nga ana tjetër, Borussia e Dortmundit e pati të thjeshtë në Grupin G përballë Copenhagenit. Verdhezinjtë shënuan tri herë në portën e skuadrës daneze, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, edhe pse në fund miqtë realizuan golin e nderit, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

E zhbllokoi takimin Reus në minutën e 35-të i shërbyer nga Brand, ndërsa shtatë minuta më vonë Guerreiro u asistua nga Reyna për golin dytë. Bellingham i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 83-të, duke mbyllur përfundimisht llogaritë me Copenhagenin.