Çfarë turpi në Angli, portieri nxjerr topin jashtë vijave për ndihmë, por sulmuesi… i shënon

664
Sigal

Në ndeshjen që vlente shpëtimin në divizionin e tretë të Anglisë, ose ndryshe League One, mes Plajmuthit dhe Skunthorpit, pati një moment të vençantë të takimit.

Portieri vendasve, Met Mejsi, pasi po vuante nga një dëmtim, u përpoq që të largonte topin në vijat anësore, që të merrte ndihmën e mjekëve.

Por, teksa topi po shkonte për në anësore, sulmuesi kundërshtar, Xhos Moris, e kapi topin pa dalë dhe me një goditje të lartë, shënoi nga cepi i fushës.

Në fund, Plajmuthi fitoi 3-2, por ky gjest jo “fair-play” u kritikua në shumë media, teksa bëri xhiron e botës.