Ja çfarë po ndodh në trekëndëshin provokues Noizy-Oriola-Varrosi

698
Sigal

Modelja Oriola Marashi kishte planifikuar një këngë me liderin e grupit OTR, Noizyn, por pas sherrit me të, ajo kthehet sërish te miku i tij, Denis Hajri (Varrosi).

Ky trekëndësh propokues Noizy-Oriola-Varrosi, duket se është shndërruar në një telenovelë shoëbiz-i pasi prej kohësh rrallë i shohim të tre bashkë si më parë.

Tashmë, Oriola rri një herë më njërin dhe një herë me tjetrin, një marrëdhënie kjo e ngatërruar, që është vënë re dhe nga ndjekësit e saj në “Instagram”.

Kështu, pas lajmeve të disa javëve më parë të shkëputjes së saj nga Noizy, disa foto në Zvicër u bënë shkas që të kuptohej se tani ajo është më pranë me Varrosin.

Modelja shfaqej e veshur me të brendshme të bardha mëndafshi, që nuk mbulonin shumë, veçanërisht në pjesën e gjoksit.

Albumi i fotografive mori shumë komente nga pozitivet tek ato negativet.

Madje, një prej fansave të saj e quan Oriolën “pornostare”. “Modele s’të shkon. Pornostare po”, i shkruante një ndjekës. “Faleminderit, por nuk ndryshojnë shumë. Vetëm se modelet e zgjedhin me kë shkojnë!” i kthehej Oriola, duke e sqaruar profilin e saj.

Mes komentuesve ra në sy dhe Varrosi, i cili i shkruante “Yt kafshë!”, dhe ajo iu përgjigj vetëm me disa zemra.

Kujtojmë që lojën mes dy djemve Oriola Marashi e nisi një vit më parë, kur mediat shkruanin se ajo sapo kishte përçarë djemtë “OTR”, sepse ndërkohë që përflitej si e dashura e Varrosit, u arratis në jug me Noizyn.

Nuk është çudi që ajo po përçan djemtë e grupit “OTR”, duke qenë ndërkohë që komentohej për Varrosin, e ftuar në “Xing me Ermalin” deklaroi se burri i saj i ardhshëm do të ishte aktori i njohur, Blerim Destani, edhe ai miku i ngushtë i Noizyt.