Carlo Ancelotti tregon formulën se si e neutralizoi Lewandowskin me një lojtar të vetëm

113
Sigal

Carlo Ancelotti është shprehur shumë i lumtur me fitoren që Real Madridi e arriti ndaj Barcelonës në javën e nëntë në La Liga.

Los Blancos fituan 3-1 ndaj Blaugranasëve në “Santiago Bernabeu”, ndërsa morën kreun e tabelës. Pas ndeshjes, italiani ka thënë se ai ishte siguruar që të mos i bënte gabimet e njëjta si në derbin e edicionit të kaluar, ndërsa kishte vënë edhe nën markim të rreptë Robert Lewandowksin.

“Pas asaj që ndodhi herën e fundit, doja të sigurohesha që të luanim një lojë më të thjeshtë”, ka deklaruar fillimisht Ancelotti.

“Sigurisht, u përpoqa të mos përsërisja gabimet që bëra në ndeshjen sezonin e kaluar”.

“Kam përdorur Militao për të bllokuar Lewandowskin, mendoj se funksionoi!”.

“Po, pesë ndryshime ju ndihmojnë shumë, por nuk mund t’i vendos të gjithë, edhe pse mendoj se bëmë një lojë perfekte”.

Ancelotti më pas tha se nëse Krim Benzema e fiton “Topin e Artë” nesër (e hënë), atëherë do të bëjnë festë të madhe.

“Nëse Karim (Benzema) fiton Topin e Artë, do të bëjmë një festë të madhe. E meriton një gjë të tillë dhe këtë e dëshmoi edhe sot se është një lojtar i kompletuar dhe i gatshëm ta ndihmojë skuadrën çdo herë”, tha tekniku italian.