Hakan Calhanoglu është përshtatur për mrekulli tek Interi. Mesfushori ofensiv la Milanin në merkaton e verës për t’u transferuar te ngjyrat zikaltër të qytetit të modës.
Vendimi i tij shkaktoi zemërim të madh te populli kuqezi, teksa e pranon se ka kaluar një periudhë të vështirë.
Në prononcimin e dhënë për mediet turke, 27-vjeçari falënderon trajnerin Inzaghi dhe “thumbon” Milanin.
“Më kanë pritur shumë mirë tek Interi, tani kam mësuar edhe gjuhën italiane. Kemi një skuadër të nivelit të lartë, mendoj se kemi një kontingjent lojtarësh më cilësorë se Milani.
Dua të falënderoj shumë Simone Inzaghin, ai insistoi shumë që të më kishte në skuadër. Sigurisht që transferimi tek Interi nuk ishte i lehtë, kalova një periudhë të vështirë.
Kisha shumë shkaqe të largohesha nga Milani, por ata nuk i kanë shpjeguar saktë”, tha mesfushori.




















