Manchester City mund të nënshkruaj një kontratë me Lionel Messin. Këtë fakt e pohoi portieri i kësaj skuadre, Willy Caballero. Goal.com më parë kishte raportuar se Messi mund të kalojë në Ligën Premier dhe portieri i Manchester Cityt, Caballero, e thotë këtë. “Kjo temë flitet shumë dhe është e pashmangshme të mos flasim për këtë. Dhe pastaj kur mendoni se Kun (Sergio Aguero) është në këtë klub dhe ai është një mik i mirë i Messi”, tha Caballer. Më tej ai shtoi se: “Por, derisa ai nuk nënshkruan, kjo nuk është asgjë më shumë se një thashetheme. Unë e kuptoj se është e mundur, sepse ky klub ka pushtet të madh ekonomik”. “Klubi duhet të përpiqet të nënshkruaj me Messi nëse ai vendos të largohet nga Barcelona”.