Buzëqesh Lyon, Paris SG humbet Neymar për ndeshjen më të rëndësishme të javës

577
Sfidës më të rëndësishme të kësaj jave në “Ligue 1”, Lyon-Paris SG, do t’i mungojë transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit në të gjithë kohërat. Lyon i vendit të tretë do të presë në “Parc Olympique Lyonnais” udhëheqësit e Paris të cilët do të tentojnë 3 pikët pa Neymar.
Trajneri Emery, në fakt, nuk e ka grumbulluar brazilianin për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.
Një lajm i mirë ky për Lyon, edhe pse PSG ka treguar se mund të fitojë edhe pa ish-sulmuesin e Barçës, i cili po shkëlqen në Ligue 1, siç tregojnë 15 golat e realizuar dhe 11 asistet e dhëna deri tani.
Sigal