Burim Kukeli, “motori” i ri i Shqipërisë

546
Sigal

Më 11 shtator, Zvicër-Shqipëri. Shqetësohen zviceranët: “Po sikur ai t’i shënojë Kombëtares sonë?”

Mesfushori i Zyrihut, Burim Kukeli, dhe mesfushori i Padebornit, Alban Meha, do të jenë dy surprizat e mëdha të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, për dy ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2014, ato kundër Qipros (7 shtator) dhe Zvicrës (11 shtator). 28-vjeçari Kukeli është pjesë e një prej ekipeve më të njohura të kampionatit zviceran dhe e njeh mirë futbollin e atij vendi, aq sa në Zvicër e kanë parë me shumë shqetësim. Gazeta më e shitur në hapësirën helvetike, “Blick”, artikullin e saj kushtuar Kukelit e kishte titulluar: “A do t’i shënojë Kukeli Kombëtares sonë?” Në fakt, rruga e futbollistike e Burhan Kukelit është një histori më vete: nga Rivela e kategorisë së katërt, tek ekipi Kombëtar shqiptar. “Motori” i mesfushës së Zalcburgut mund t’i japë një ndihmë te madhe Shqipërisë në ambiciet e saj, për të qenë pjesë e finaleve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Kukeli pritet të bëjë debutimin me Shqipërinë, në ndeshjen kundër Qipros, takim që do të luhet më 7 shtator në “Qemal Stafa” dhe katër ditë më pas, ai do të luajë kundër Zvicrës! Një intrigë e madhe, pasi ndeshja do të luhet në stadiumin e Lucernës, pikërisht ish-klubit të tij!  “Blick” shkrua se, Federata Shqiptare e ka fituar 28-vjeçarin Kukeli. Vetë mesfushori i Zalcburgut e vërteton atë: “Po, ne jemi në kontakt. Është një gëzim i madh për mua, kjo është një mirënjohje ndaj rezultateve të mia”. Për momentin, gjakovari Kukeli zotëron përveç pasaportës zvicerane dhe atë kosovare, por në rrugë e sipër janë dhe procedurat e përshpejtura për pajisjen me atë shqiptare. Një debutim me Kombëtaren do të ishte një kulm në karrierën e çdo futbollisti dhe këtu nuk bën përjashtim as Kuleli, i cili mbërriti në Zvicër në moshën katër vjeçare, duke nisur të luajë në rininë e tij me kapitenin e sotëm të Kombëtares zvicerane, Gokhan Inlerd, me të rinjtë e FC Solothurn, dhe më pas me FC Olten. Në vitin 1999, Kukeli dhe Inler ishin së bashku në finalen Kampionatit Botëror të futbollit në rrugë. Më pas rrugët e tyre u ndanë. Inleri u fokusua tërësisht në futboll, ndërkohë që Kukeli disi më pak. Ndërkohë që, Inler më 2 shtator 2006 mori ftesën e tij të parë të qenë pjesë e Kombëtares, Kukeli luante në ligën e parë zvicerane me Shëtc. Burimi më pas luajti me Rivelën. Në janar të vitit 2008. Kukeli nënshkroi kontratën e parë si futbollist profesionist, me FC Luzern (me këtë ekip aktualisht luan Jahmir Hyka), kur ishte vetëm 24 vjeç. Por, tani rruga e tij kalon dhe nga Kombëtarja shqiptare. “Por, a do të na shënojë ai gol?”, – shkruan “Blick”. Kukeli “Për Kombëtaren unë dëshiroj të flas vetëm duke filluar nga dita e hënë. Për momentin unë jam i përqendruar për ndeshjen kundër Bazelit”. Në fakt, Zvicër-Shqipëri apo Shqipëri-Zvicër, kjo nuk ka shumë rëndësi, do të shohë në fushë, jo pak por 11 lojtarë kosovarë: gjashtë luajnë me Shqipërinë: Ujkani, Mavraj, Cana, Dallku, Kukeli, Meha, Januzi, si dhe pesë me Zvicrën: Shaqiri, Behrami, Xhaka, Mehmedi, Kasami. Zviceranët janë të shqetësuar së fundi edhe mënyrën sesi i festojnë golat lojtarët kosovarë, një pjesë e të cilëve luajnë me Kombëtaren e tyre, kur atë bëjnë gjestin e shqiponjës, por dhe  për deklaratat e lojtarëve me peshë si Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka. Në radhët e përfaqësueses helvete luajnë të paktën pesë shqiptarë nga Kosova, përfshirë yllin e Bajernit, Xherdan Shaqirin. Festimet e kosovarëve kur ata shënojnë gola, me duart e kryqëzuara në formën e shqiponjës, po shndërrohen në një problem në Zvicër. I fundit, që festoi në këtë mënyrë ishte Adrian Nikçi. Kosovarit i mjaftuan vetëm tri minuta për të realizuar golin e dytë të Hanoverit në barazimin 2-2 të Hanoverit kudër Shalke 04, me topin e parë që Adriani preku. Festimi i Nikçit: duart që vizatojnë shqiponjën. Pikërisht simbolin e Shqipërisë. “Por, – shkruan gazeta e madha zvicerane “Blick”, – a duhet të bëjnë kujdes tifozët zviceranë, që disa nga lojtarët tani të Kombëtares do të luajnë, më 11 shtator kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatin Botëror, kur vetëm gjysmën e zemrës e kanë me ne? Nëse Kasami apo Nikçi nuk përbën ndonjë shqetësim për trajnerin e Kombëtares, Otmar Hitcfeld, Shaqiri, Xhaka dhe Behrami e kanë prejardhjen e tyre nga Kosova, kurse Mehmedi nga shqiptarët e Maqedonisë. Xherdan Shaqiri i Bajernit ka të qepur në këpucët e tij tre flamurë: flamurin e Zvicrës, por dhe të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke u dhënë bashkëkombësve të tij natyralë një mesazh dashurie. 20-vjeçari është lindur në Gjilan të Kosovës, por u rrit në Zvicër. “50 për qind e zemrës sime i përket Kosovës”, – tha dikur Shaqiri.

_____________________________________________________________________

SALIHI, BOMBERI NUMËR 1 KUNDËR QIPROS

Sulmuesi Hamdi Salihi është ftuar për qenë pjesë e Kombëtares për ndeshjet kundër Qipros dhe Zvicrës. Lajmin e bëri të ditur klubi amerikan ku militon shkodrani, DC Junaitid. Salihi ka bërë deri tani 38 paraqitje me Kombëtaren dhe ka shënuar 9 gola. Së fundi, Salihi luajti në barazimin 0-0 të Shqipërisë në miqësoren kundër Moldavisë në “Qemal Stafa”. Por për vijën e parë, De Biazi ka thirrur edhe Erjon Bogdanin, i cili mban dhe rekordin përsa u përket golave me përfaqësueses, 16 të tilla, si dhe sulmuesin e ri, Armando Sadiku, ky i fundit ka shënuar këtë sezon 5 gola me Luganon dhe kryeson listën e golashënuesve në Challenge League.

_____________________________________________________________________

HAKI DOKU, NGA PUNA E ZEZË NË LOJËRAT PARAOLIMPIKE

Haki Doku shkroi një faqe historike në lëvizjen paralimpike shqiptare duke u bërë sportisti i parë që merr pjesë në Lojërat Paraolimpike. Dje në Londër u organizua edhe ceremonia e hapjes, ku paraçiklisti Doku parakaloi me flamurin shqiptar. Historia e Haki Dokut, 43 vjeç, në fakt “flet italisht”. Haki Doku duke punuar në të zezë në një kantier italian, në vitin 1996, ra nga një skelë, duke pësuar dëmtim në shtyllën kurrizore. Dokut iu deshën thuajse sy vjet për t’u rehabilituar dhe për t’u kthyer në jetën e përditshme. Por, në një karrocë me katër rrota. Më pas ai ai iu kushtua paraçiklizmit.